Loading…
Zyrtari i NATO’së: Transformimi i FSK’së, jo pa ndryshime kushtetuese
  • 19/06/2017 | 19:06

...

Zyrtarë të NATO-së vazhdojnë të ripërsërisin qëndrimin se nuk duhet të ketë transformim të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK), pa ndryshime kushtetuese, transmeton gazetametro.net.


Madje, zëvendës-asistenti i Sekretarit Gjeneral të NATO-së, John Manza, në një ligjëratë me temën “NATO dhe Ballkani Perëndimor” të mbajtur sot në Prishtinë, ka thënë se transformimi në mënyrë të njëanshme mund të rrezikojë bashkëpunimin me NATO-në dhe të kthejë mbrapa tërë procesin.

Për një transformim të FSK-së në FAK, sipas Manzas, duhet të ketë marrëveshje mes gjithë establishmentit politik në Kosovë, duke përfshirë edhe përfaqësuesit serb në institucione.

“Një prej gjërave që qeveria juaj duhet t’i kushtojë vëmendje, është nevoja që FSK-ja të mbetet në rrugë si Forcë e Sigurisë së Kosovës dhe të mos bëjë presion për ndryshime shumë të shpejta sa i përket transformimit drejtë Forcës së Armatosur. Sekretari i përgjithshëm pas publikimit të shkresës, erdhi këtu dhe e përshkroi me fjalë shumë të shprehura në hollësi, se ky transformim në FAK duhet të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese që përfshijnë marrëveshjen politike nga i tërë estabilishmenti politik i Kosovës”, tha Manza.

Madje, Manza tha se kjo është një çështje që në mesin e aleatëve absolutisht nuk negociohet, prandaj gjithçka duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

“Këshilla ime që ua kemi thënë edhe shumë liderëve është se rruga më e shpejtë për të siguruar transformimin e FSK-së në FAK, rruga më e shpejtë dhe me të ngadaltë është të behet në mënyrë metodike, sepse politikisht është aq e vështirë dhe që gjërat do të bëhen aq më të vështira nëse bëhet me nguti. Përpjekjet për të ecur shpejtë në këtë proces e vendosin në rrezik gjithë procesin dhe rrezikon ta kthejë mbrapa, madje e përmenda shkresën aktuale që e përshkruan bashkëpunimin nga NATO-ja. Nëse do të ecim tepër shpejt, do të rrezikon bashkëpunimin të cilin e kemi aranzhuar dhe aleatët janë duke e shikuar këtë me vëmendje. E di që është e koklavitur dhe frustruese për njerëzit, të cilët janë në favor të këtij transformimi, por duhet të behet në mënyrë metodike dhe nëpërmjet Kushtetutës”, u shpreh Manza.

Manza foli edhe për ndikimet e Rusisë në Ballkanit Perëndimor dhe në Kosovë, duke thënë se Rusia po bënë luftë hibride për të ndikuar në Ballkanin Perëndimor. Ai merr shembull Malin e Zi se si Rusia tentoi të ndikojë, por që nuk ia doli dhe ky shtet u bë anëtar i NATO-së.

“E përmendet edhe rolin e NATO-së në Ballkanin Perëndimor, është një çështje mjaftë shqetësuese në NATO. Në Malin e Zi në komshillëk e patë edhe ju në raundin e dytë të zgjedhjeve, kishte përpjekje ruse për të ndërhyrë në atë proces duke përfshirë edhe ndërhyrje me shumë. E patë agjentët rus që u infiltruan në Malin e Zi. Unë do ta lavdëroja Malin e Zi për këtë dhe kjo është që Kosova ndoshta mund të mësojë. Mali i Zi arriti të ishte në gjendje të bëhet më i qëndrueshëm dhe me elastik ndaj presionit ruse dhe kjo ndërhyrje e shohim në tërë Evropën kështu dhe Mali i Zi është një shembull i mirë për këtë”, theksoi Manza.

Manza porositi se Kosova duhet të jetë në gjendje t’i përballojë sulmet hibride ruse, duke forcuar mbikëqyrjen e kufijve, mos përhapjen e lajmeve të rrejshme e gjëra të tilla, që të jenë më elastik ndaj tentimit rus për ndërhyrje në vend.

Madje, sipas tij, Kosova është prioritet i NATO-së dhe shpeshherë ka diskutime në këshillat e NATO-së.

Sipas tij, vendet që përfundojnë brenda BE-së dhe NATO-së përfitimet janë të dukshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë