Loading…
Zyrtari punon taksi me veturë të shtetit |FOTO
  • 23/10/2018 | 16:55

...

Qytetarët që për çdo ditë udhëtojnë nga Prishtina për në Podujevë, mund ta kenë mundësinë të udhëtojnë me veturë të shtetit.

Krejt kjo pasi një zyrtar e ka shfrytëzuar veturën e shtetit për të fituar si taksist, shkruan gazetametro.net.

Një qytetar që ndodhet në vendin e ngjarjes tek Xhamia e Llapit, ka thënë se kishte refuzuar të hypte në këtë veturë.

“Personi i luste njerëzit të hipnin. Unë nuk hypa edhe pse kishte vend. Ata që hypën ishin njerëz që ishin duke pritur”, ka thënë ai për Metron.

Ndërkohë, Metro mëson se kjo veturë i përket një prej institucioneve shtetërore të pavarura, mirëpo akoma nuk është evidentuar saktësisht për kënd bëhet fjalë./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 15/11/2018 | 09:09
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë