Në votimin e parë për Projektligjin me ndryshime kanë votuar 45 deputetë, 6 ishin kundër, ndërsa 7 abstenuan, për çka u deshtë të votohet sërish, pasi në votim morën pjesë 58 deputetë. Në votimin e dytë, ku në sallë ishin 68 deputetë, 44 deputetë votuan për, 8 ishin kundër, 11 abstenuan,
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës në mbledhjen e djeshme ka prezantuar projektligjin për kategorizimin e pensioneve për veteranët luftëtarë me tri kategori.
“Veterani luftëtar i mobilizuar në luftë nga fillimi i saj deri në fund me pension 250 euro, veterani luftëtar i mobilizuar në luftë nga data 5 mars 1998 deri në fund me pension 170 euro dhe veterani luftëtar i mobilizuar në luftë nga data 31 mars 1999 deri në fund me pension 120 euro”.
Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se në rast se Ligji nuk miratohet brenda këtij viti, Kosova rrezikon të dalë nga programi i FMN-së.
Kuvendi i Kosovës mezi ka bërë kuorumin për të mbajtur këtë seancë. Ishte planifikuar që kjo të kryhej dje, por në mungesë të kuorumit është shtyrë për sot. Edhe në pjesën e paradites Kuvendi i Kosovës ka pasur problem me kuorumin.
Seancën për ndryshimet në ligjin për veteranët e kanë lëshuar partitë opozitare. Gjatë ditës ka pasur edhe tensione mes deputetes së Vetëvendosjes, Aida Durguti dhe përfaqësuesve të veteranëve që ishin mysafir aty./gazetametro.net