Loading…

​1 mijë e 405 të vdekur që nga paraqitja e pandemisë në Kosovë

  • 17/01/2021 | 08:52

​1 mijë e 405 të vdekur që nga paraqitja e pandemisë në Kosovë

Edhe gjashtë viktima janë shënuar gjatë 24 orëve të kaluara nga Covid-19 në Kosovë.


Që nga marsi i viti të kaluar, numri total i rasteve pozitive është 55 mijë  e 498 raste nga 206 mijë e 941 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 405 raste të vdekjes.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 5 mijë e 103.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 418 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48 mijë e 990 raste.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.589 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 363 raste pozitive.  Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (85, 81, 75 vjeç), Lipjan 1 rast (83 vjeç), Malishevë 1 rast (71 vjeç), Suharekë 1 rast (71 vjeç)”, ka njoftuar dje IKSHPK.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë