Loading…

“​60 milionëshi i Qeverisë”: Ministria e Financave me njoftim për bizneset

  • 14/10/2020 | 18:28

“​60 milionëshi i Qeverisë”: Ministria e Financave me njoftim për bizneset

Ministria e Financave ka përkujtuar bizneset përfituese të subvencioneve të shtetit, se me rastin e plotësimit apo përditësimit të llogarisë bankare në sistemin EDI të ATK, ato duhet të vendosin numrin e llogarisë së biznesit (jo llogari individuale/private), dhe një e-mail adresë ku dëshirojnë t’i pranojnë njoftimet.

Në një njoftim për media thuhet se subvencionimi prej 60 milionë euro nga masa 1.1 sipas vendimit të Qeverisë i dedikohet bizneseve dhe se bizneset përfituese nuk kanë nevojë të aplikojnë dhe as të dërgojnë të dhëna apo njoftime në Thesarin e Kosovës.

“Të dhënat janë siguruar vetëm përmes sistemit EDI të ATK-së. I gjithë procesi i ekzekutimit të pagesave për bizneset që përditësojnë llogaritë bankare, do të realizohet në vazhdimësi, në bashkëpunim ndërinstitucional ndërmjet Thesarit dhe Administratës Tatimore, dhe ju nuk kërkohet të kryeni veprime tjera”, thuhet në njoftim.

Ministria e Financave njofton bizneset se informacionet përmes telefonatave individualisht është e pamundur të ofrohen, pasi ndaj palëve të treta nuk kanë mundësi të verifikojnë identitetin e telefonuesit dhe raportin e tij me biznesin për të cilin interesohet, dhe për këtë qëllim kanë dërguar shkresa të personalizuara ku janë të gjitha të dhënat dhe udhëzimet e nevojshme.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë