Loading…

​941 raste aktive, Komuna më e prekur me Covid-19 në Kosovë

  • 27/10/2020 | 10:47

​941 raste aktive, Komuna më e prekur me Covid-19 në Kosovë

Komuna më e prekur nga Covid-19  është Prishtina, me 941 janë raste aktive, shkruan Gazeta Metro.


Shifra këto që janë publikuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti. E shkak i COVID 19, sipas kësaj pasqyre vetëm në komunën e Prishtinës kanë vdekur 83 persona, kurse janë shëruar 4 mijë e 851 të tjerë.

Hoti ka publikuar pasqyrën epidemiologjike me raste aktive të virusit COVID-19 nëpër komunat e Kosovë që nga 13 marsi e deri më 25 tetor.

E në total numri i rasteve pozitive që nga 13 marsi në Prishtinë janë shënuar 5 mijë e 875 raste me COVID-19

Pas Prishtinës, me më së shumti raste aktive është komuna e Gjilanit. 220 raste aktive janë në komunën e Gjilanit, ndërsa 60 raste janë në komunën e Ferizajt.

Kujtojmë, që numri total i rasteve pozitive është 18.148 raste nga 88.090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 666 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 62 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.150 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.332./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë