Loading…

​Apple blen aplikacion për monitorimin e astmës te fëmijët

  • 29/05/2019 | 09:11

​Apple blen aplikacion për monitorimin e astmës te fëmijët

Gjiganti teknologjik Apple vazhdon të tregojë interes në sektorin e shëndetësisë, sipas raportimit nga CNBC, që thekson se kompania ka blerë aplikacionin ”Tueo Health”, një sistem i cili do të ndihmojë prindërit të monitorojnë simptomat e sëmundjes së astmës kur fëmijët flenë.


”Tueo Health” po punon në zhvillimin e një aplikacioni smartphone që verifikohet me anë të sensorëve të frymëmarrjes.

Aplikacioni është projektuar për të dërguar paralajmërime për prindërit nëse frymëmarrja e foshnjave të tyre ndryshon gjatë gjumit.

Blerja e këtij aplikacioni është vetëm sinjali më i fundit i përqendrimit të Apple në kujdesin shëndetësor.

Për shembull, kompania ka rritur shanset për monitorimin e shëndetit në orët Apple duke monitoruar shëndetin me anë të  elektrokardiogramës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë