Loading…

​Arrestohen pesë persona për bixhoz të paligjshëm në Ferizaj

  • 30/10/2021 | 08:27

​Arrestohen pesë persona për bixhoz të paligjshëm në Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajt ka arrestuar pesë persona të dyshuar për bixhoz të paligjshëm.

Policia njofton se ka pranuar një informacion, se në një lokal në rrugën ‘’Liman Reka” në Ferizaj dyshohet se disa persona dyshuar janë duke zhvilluar aktivitet joligjorë- duke luajtur bixhoz.

Njësitet reaguese dhe hetuesit e stacionit policor në Ferizaj menjëherë ju kanë përgjigjur këtij informacioni dhe kane lokalizuar lokacionin e dyshuar, ku aty kanë hasur pesë (5) persona duke luajtur bixhoz.

Me këtë rast, policia ka marrë veprimet e duhura hetimore duke bërë fotografi si dëshmi materiale, të një numri të letrave që janë përdorur për bixhoz, poashtu fletore që të dyshuarit ishin duke e përdor për të shënuar aktivitetin e tyre gjatë kësaj loje të paligjshme.

Pasi janë kontrolluar personat e dyshuar, të njëjtit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.

Pas intervistimit nga Njësia e Hetimeve, me vendim të Prorokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, personat me inicialet N.S 50 vjeçar , F.A 27 vjeçar, B.R 44 vjeçar, P.Z 25 vjeçar dhe S.J 40 të gjithë meshkuj, kosovarë janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë