Loading…

​Arrestohet presidenti i klubit të madh italian

  • 06/12/2021 | 13:53

​Arrestohet presidenti i klubit të madh italian

Sipas “Ansa”, presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero është arrestuar nën dyshimin për disa keqpërdorime financiare por te cilat nuk kanë të bëjnë me klubin.


Ferrero është dërguar në burg mëngjesin e sotëm, ndërsa pesë persona të tjerë janë vënë në arrest shtëpiak.

Policia italiane e njohur si “Guardia di Finanza” arrestoi Ferreron nën dyshimin për krime korporative dhe falimentim në një hetim të kryer nga Prokurori Publik Paola në rajonin e Kalabrisë, përcjellë KosovaPress.

Ai dha një intervistë për gazetën “La Repubblica” dy ditë më parë, duke thënë se ishte i lodhur dhe po kërkon investitorë që mund ta blejnë klubin.

“Pas tetë vitesh sakrificë, pasion, punë të palodhur, por edhe sulme e akuza personale, kam filluar të lodhem”, tha ai.

“Unë do të vazhdoj të bëj më të mirën për Sampdorian, por nëse ka blerës të gatshëm për të blerë klubin, ju lutem më prezantoni me ata, unë jam gati t’i dëgjoj, me kusht që t’i japin vlerën e duhur klubit”, deklaroi ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë