Loading…
​ATK inkasoi mbi 88 milionë euro për dy muaj
  • 06/03/2019 | 12:15

​ATK inkasoi mbi 88 milionë euro për dy muaj

Administrata Tatimore e Kosovës për dy muajt e parë të këtij viti ka arritur që të ketë performancë të mirë sa i përket inkasimit të të hyrave.

Përmes një deklarate për media, ATK njofton se gjatë periudhës Janar-Shkurt 2019 janë mbledhur 88.4 milionë euro, ose 12% apo 9.5 milionë euro më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Rezultat për rritjen e të hyrave janë avancimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe kanë ngritur nivelin e përmbushjes vullnetare.

Po ashtu, këtu rol të rëndësishme ka edhe rritja e aktiviteteve në teren e sidomos ndërmarrja e veprimeve për mbledhjen e borxheve tatimore, të cilat aktivitete do të intensifikohen edhe më shumë ditëve në vijim”, thuhet në deklaratën e ATK-së, KosovaPress.

ATK thotë se të vazhdojë të punojë në ruajtjen dhe ngritjen e imazhit të një administrate transparente dhe në shërbim të të gjithë tatimpaguesve.

“Motoja e përgjithshme e punës tonë qëndron në krijimin e një mjedisi, i cili mbështet fuqimisht përmbushjen e detyrimeve tatimore nga ana e tatimpaguesve, dhe mbi të gjitha trajtim i barabartë për të gjithë tatimpaguesit në mënyrë që secili ta paguaj pjesën që i takon me ligj”, mbyllet deklarata.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë