Loading…

​Bajrami dhe Barisiq flasin për programin e rimëkëmbjes ekonomike

  • 26/06/2020 | 15:30

​Bajrami dhe Barisiq flasin për programin e rimëkëmbjes ekonomike

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisiq, të cilën e ka informuar me punën e Qeverisë së Kosovës lidhur me programin për rimëkëmbje ekonomike, si dhe me prioritetet në kuadër të agjendës integruese evropiane duke u ndalur tek masat që bien në kompetencë të Ministrisë së Financave.


Ministrja Bajrami ka falënderuar ambasadoren Barisiq për angazhimin e shtetit kroat në mbështetje të shtetit të Kosovës, dhe shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Financave për të thelluar bashkëpunimin me këtë vend mik të Kosovës në fushën e ekonomisë dhe financave.

Nga ana e saj, ambasadorja Barisiq e uroi Bajrami për pozitën e Ministres së Financave, dhe shprehu gatishmërinë e shtetit kroat për të mbështetur Kosovën në procesin e integrimeve evropiane, si dhe zhvillimit ekonomik.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë