Loading…

​Basketboll, super derbi mes Prishtinës dhe Pejës

  • 14/01/2022 | 13:08

​Basketboll, super derbi mes Prishtinës dhe Pejës

Xhiroja e 16-të në Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë ndeshje shumë interesante. Sfida më interesante shihet mes rivalëve të vjetër të basketbollit të Kosovës, Sigal Prishtinës dhe Pejës.


Prishtinasit kanë tetë fitore dhe shtatë humbje, kurse pejanët dhjetë fitore e pesë humbje, andaj pritet një përballje shumë rivalizuese në kryeqytet, siç ka ndodhur edhe në takimet e mëparshme mes këtyre dy skuadrave. Në përballjet e këtij edicioni, të dy skuadrat shënuan nga një fitore si mysafire ndaj njëra-tjetrës.

Takim shumë interesant pritet edhe mes Trepçës dhe Prizrenit 16, dy skuadra që kanë ambicie të mëdha. Mitrovicasit kanë dhjetë fitore dhe pesë humbje, ndërsa prizrenasit nëntë fitore dhe pesë humbje. Në dy takimet e këtij edicioni mes këtyre dy skuadrave, fitore kanë shënuar mitrovicasit.

Rahoveci të shtunën do të ndeshet me Dritën. Vreshtarët kanë tri fitore dhe 11 humbje, madje, dy fitore i kanë ndaj gjilanasve, që janë skuadra e vetme në elitë pa fitore, me 15 humbje.

Lideri dhe kampioni Golden Eagle Ylli sfidohet nga Bashkimi. Therandasit kanë 11 fitore dhe katër humbje, ndërsa prizrenasit tetë fitore dhe shtatë humbje. Kampionët shihen favoritë në këtë përballje, kurse mysafirët nuk udhëtojnë me flamur të bardhë dhe do të mundohen të rikthehen me rezultat pozitiv nga Theranda.

Java 16

E shtunë

17:00 Rahoveci – Drita

19:00 Golden Eagle Ylli – Bashkimi

E diel

17:00 Sigal Prishtina – Peja

19:00 Trepça – Prizreni 16

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë