Loading…

​Borrell: Ka pasur shumë tensione në Kosovë dhe Serbi, duhet t’i kthehemi dialogut

  • 01/12/2021 | 19:13

​Borrell: Ka pasur shumë tensione në Kosovë dhe Serbi, duhet t’i kthehemi dialogut

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimi Europian (BE) për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, tha se Ballkani Perëndimor mbetet një rajon strategjik për Bashkimin Europian dhe stabiliteti i tij është një çështje me rëndësi të madhe, transmeton Gazeta Metro.


Para seancës për Ballkanin Perëndimor në takimin ministror të NATO-s në Riga, Borrell bëri thirrje për reformimin e ligjit zgjedhor në BeH dhe vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Borrell shprehu shqetësim për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë, ku “tensione dhe përpjekje për të zhbërë 26 vjet paqe dhe stabilitet janë vërejtur ditët e fundit” dhe bëri thirrje për reforma të nevojshme për të ruajtur një shtet të unifikuar dhe për të reformuar ligjin zgjedhor.

Ai ka thënë se në muajt e fundit, gjatë verës, ka pasur shumë tensione në Kosovë dhe Serbi dhe ka nënvizuar se është e nevojshme të vazhdohet dialogu.

“Situata është qetësuar, por ka ende nevojë për t’u kthyer në dialog, për të vazhduar dialogun. Nuk ka rrugë tjetër për të stabilizuar situatën”, shtoi Borrell.

Ndërkaq Lajcak së fundi është pyetur se cilat janë gjasat që Kurti e Vucic të shihen sy me sy brenda këtij viti, Lajcak pohoi se nuk do që të spekulojë.

“Dialogu do të vazhdojë, sepse është e rëndësishme dhe ne kemi vullnet të mirë. Por, duhet të sigurohemi se takimi do të sjellë rezultate të mira”.

Për herë të fundit Kurti dhe Vucic janë takuar në korrik të këtij viti. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë