Loading…

​BQK vendos për uljen e përkohshme të tarifave të sigurimit kufitar të auto-përgjegjësisë

  • 29/07/2020 | 17:22

​BQK vendos për uljen e përkohshme të tarifave të sigurimit kufitar të auto-përgjegjësisë

Bordi ekzekutiv i Bankës Qendrore të Kosovës sot ka marrë vendim për uljen e përkohshme të sigurimit kufitar të auto-përgjegjësisë.


Vendimi ka ardhur pas shqyrtimit të raportit aktuarial të datës 16 korrik 2020 të Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe raportit aktuarial të BQK-së mbi adekuatshmërinë e tarifave të sigurimit kufitar nga auto-përgjegjësia dhe është vlerësuar se ekziston bazë e mjaftueshme për ndryshimin e tarifave të primeve të sigurimit kufitar të auto-përgjegjësisë për automjete dhe motoçikleta për udhëtarë.

Me anë të këtij vendimi BQK kërkon nga Byroja Kosovare e Sigurimeve që në emër të anëtarëve të saj, siguruesve të licencuar për sigurimin e detyrueshëm nga auto-përgjegjësia, të ulë përkohësisht tarifat e sigurimit kufitar të auto-përgjegjësisë për grupet tarifore të auto-veturave dhe motoçikletave për 35 për qind.

Po ashtu, me anë të këtij vendimi kërkohet që aplikimi i tarifave të reja të policave kufitare të zbatohet nga data 1 gusht deri më 31 dhjetor 2020.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë