Loading…

​Bullgaria mbështet procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, s’përmend Maqedoninë e Veriut

  • 13/10/2021 | 18:34

​Bullgaria mbështet procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, s’përmend Maqedoninë e Veriut

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti sot në një takim ambasadorin e Bullgarisë, Momtchil Raytchevski.

Ambasadori Raytchevski e uroi Nikollën për zgjedhjen në detyrën e kryetares së Kuvendit dhe e garantoi për vullnetin e Bullgarisë për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh, fuqizimin e bashkëpunimit parlamentar si edhe dhe mbështetjen e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe vendeve të rajonit.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nënvizoi se “marrëdhëniet e Shqipërisë me Bullgarinë janë shkëlqyera, janë zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme, për të mirën e përbashkët dhe në interes të perspektivës evropiane të rajonit”.

“Ne jemi mirënjohës për solidaritetin dhe kontributin e Bullgarisë për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit si edhe të situatës së krijuar prej pandemisë së COVID-19. Ne jemi aleatë në NATO dhe Bullgaria është një mbështetëse e vendosur, e zëshme, e qëndrueshme dhe parimore e integrimit evropian të Shqipërisë. Shqipëria beson se mbështetja e ndihma e Bullgarisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke filluar me Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe përshpejtimin e ritmeve të integrimit të të gjithë vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor”, tha ajo./Atsh

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë