Loading…

​Buxheti nuk e pengon transformimin e FSK’së në Ushtri (Video)

  • 10/03/2017 | 11:47

​Buxheti nuk e pengon transformimin e FSK’së në Ushtri (Video)

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, nuk paraqet problem sa i përket sigurimit të buxhetit, pasi që një gjë e tillë është paraparë me strategjinë e vitit 2014-të, të hartuar nga Qeveria e Kosovës, për transformimin e FSK-së në ushtri të rregullt dhe se për këtë tashmë, janë ndarë mjetet buxhetore. 


Kryetari i Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani thotë për KosovaPress, se mjetet për investime kapitale që ka të bëjë me avancimin e FSK në ushtri janë ndarë dhe se çështjet financiare nuk paraqesin problem në rast të transformimit të kësaj force në ushtri të Kosovës.

Po ashtu, edhe ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, ka thënë se sa i përket financimit të ushtrisë, nuk ka ndonjë problem. Ai shton se edhe me rritjen e numrit të pjesëtareve të FSK-së pas transformimit në ushtri, nuk ka ndonjë implikim buxhetor. Kastrati shtoi se ushtria do t’i ketë 5 mijë ushtarë të rregullt dhe 3 mijë rezervë.
Ai nuk e përjashton mundësin që në rast se ka nevojë gjatë procesit të transformimit të ndahen edhe mjete shtesë me rishikim të buxhetit.

Kurse, Ibrahim Shala, drejtor i departamentit për marrëdhënie me publikun në Ministrinë e FSK-së, thotë se për KosovaPress, se këtë vit nga buxheti janë ndarë 51 milionë euro dhe në rast të transformimit  mjafton edhe buxheti i tanishëm.

Ai shton se parashihet që çdo vit të ketë nga 5 milionë euro shtesë, mjetet këto që nuk duket të ketë probleme për t’u siguruar nga buxheti i Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, projektligjin për FSK-në, ndërsa kryesia e Kuvendit e ka dorëzuar në Qeveri. Kjo e fundit pritet ta dërgoj në Kuvend në mënyrë që të procedohet.

Ky projektligj ka ngjallë reagime nga Ambasada Amerikane dhe NATO, pasi ata po kërkojnë që ky projektligj mos të procedohet në Kuvend pa ndryshimet kushtetuese, ku kërkohet edhe vota e deputetëve serb, të cilët tash e tri janë kundër formimit të ushtrisë./KosovaPress/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë