Loading…

​Çaji jeshil dhe kafeja rrisin jetëgjatësinë te diabetikët

  • 29/10/2020 | 23:45

​Çaji jeshil dhe kafeja rrisin jetëgjatësinë te diabetikët

Konsumi i kafesë dhe çajit jeshil rrit jetëgjatësinë te pacientët me diabet.


Konsumi i kombinuar i të dy pijeve (4 filxhanë çaj jeshil dhe dy kafe në ditë) zvogëlon, në fakt, rrezikun e vdekjes nga çdo shkak me 63% sipas një studimi të botuar në revistën ”BMJ Open Diabetes Research & Care” dhe i kryer nga Yuji Komorita i Universitetit Kyushu, në Japoni.

Studimi përfshiu 4 923 diabetikë, shëndeti i të cilëve u monitorua mesatarisht për më shumë se 5 vjet.

Diabetikët kanë një cilësi jete dhe jetëgjatësi më të keqe sesa bashkëmoshatarët e tyre të shëndetshëm sepse sëmundja shkakton ndërlikime të rënda kardiovaskulare.

Këta pacientë gjithashtu kanë një rrezik pak më të lartë të zhvillimit të demencës dhe kancerit gjithashtu.

Menaxhimi i duhur i diabetit kërkon terapi adekuate të ilaçeve, por edhe mënyra të shëndetshme jetese dhe mënyrës së ngrënies, të afta për të parandaluar dhe zvogëluar këtë rrezik shtesë.

Në veçanti, pirja e deri në një filxhan çaj jeshil në ditë zvogëlon vdekshmërinë me 15%; pirja e 2-3 ul rrezikun me 27%. Për konsum të 4 ose më shumë gotave çaj çdo ditë, rreziku zvogëlohet me 40%. Nga pirja e kafesë, rreziku zvogëlohet me 19% për konsum të një filxhani në ditë, 41% për konsumimin e dy ose më shumë gotave

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë