Loading…

​Dalin fotot e bebes së braktisur, të shpëtuar mrekullisht nga qeni ‘husky’ në parkun britanik

  • 29/04/2021 | 19:20

​Dalin fotot e bebes së braktisur, të shpëtuar mrekullisht nga qeni ‘husky’ në parkun britanik

Një qen i bëshëm i racës ‘husky’ njoftoi të zotin e saj kur hasi në një bebe të sapolindur të braktisur, në një park në Birmingham të Anglisë.


64-vjeçari Terry Walsh, po shëtiste në park me qenin kur papritur dëgjoi të qarat e foshnjës së sapolindur, të cilën e kishte zgjuar qeni i tij duke e tundur butë me turi.

Policia tha më pas se bebja ishte lindur vetëm para disa orësh. Inxhinieri britanik tha se ishte mahnitur nga zbulimi i qenit të tij Hel, i cili zbuloi beben të braktisur në një batanije më 22 prill.

Hel kishte bërë beben të lëshonte zhurmë duke e ‘tundur butësisht me turi’ për të tërhequr vëmendjen e Terry, i cili tha më pas se po të mos kishte qenë për qenin do të kishte menduar se ishte thjesht një batanije e flakur.

Walsh nga Kings Norton, tha më tej: “Falë Zotit bebja ishte gjallë, mund të kishte shkuar shumë më keq. I thashë fqinjëve, Zoti ka dërguar Hel për të shpëtuar jetën e bebes së sapolindur!”

Policia nuk publikoi etninë e bebes së gjetur por thanë se po tentojnë të flasin me një vajzë të bardhë në të 20-at, e cila ishte parë nga disa dëshmitarë në kohën e gjetjes së bebes.

Ekzaminimet tregonin se nëna ishte kujdesur mirë për veten e saj dhe beben në periudhën para lindjes.

Autoritetet britanike publikuan sot foto të bebes, i cili është quajtur George nga stafi që po kujdeset për të, pasi është gjetur në ditën e Shën George.

Një javë pas gjetjes së bebes djalë të braktisur, policia tha se ai është në spital dhe në shëndet të mirë./Tch

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë