Loading…

​Departamenti i Kufirit pranon donacion prej 1 mijë çantave emergjente

  • 29/01/2021 | 13:15

​Departamenti i Kufirit pranon donacion prej 1 mijë çantave emergjente

Bashkimi Evropian ka ndihmuar departamentin kufitar të Policisë së Kosovës me pajisje në vlerë prej 13 mijë eurosh.

Donacioni përfshinë 1 mijë çanta emergjente me artikuj ushqimorë dhe gjëra jo ushqimore, pajisje mbrojtëse kundër COVID-19, material informues, si dhe tre laptopë, të cilët do të përdoren nga zyrtarët e policisë kufitare dhe personelit që punon në objektet e policisë, të cilët regjistrojnë migrantët e ardhur.

Me këtë rast, drejtori gjeneral i Policisë, Samedin Mehmeti tha se përkrahja e vazhdueshme nga BE dhe IOM për zyrtarët e policisë së kufirit i ndihmon ata në zhvillimin e protokolleve të sigurta dhe procedura në mes sfidave të dala nga pandemia COVID-19.

“Policia e Kosovës është e përkushtuar të kryejë detyrat bazuar në ligj, gjithashtu edhe një herë të rikonfirmojë angazhimin se ne do t’i trajtojmë migrantët në mënyrë të mirë. Faleminderit shumë për ndihmën tuaj, faleminderit që na ndihmuat sepse ne jemi ballafaquar me disa detyra jo të zakonshme gjatë vitit 2020, si me problemet me Covid-19 dhe gjithashtu me rritjen e numrit të migrantëve, kështu që ne shpresojmë që viti 2021 të jetë pak më mirë për sa i përket ballafaqimit me Covid-19. Shpresojmë që vaksina të ndihmojë. Sigurisht, brenda kompetencave tona, ne do e trajtojmë me dinjitet këdo, kushdo që është në territorin tonë, dhe ne do i trajtojmë të gjithë sipas ligjit”, tha ai.

Katerina Lopo nga Zyra e BE-së, tha se donacioni i sotëm do të kontribuojë për të rritur ndërgjegjësimin e migrantëve rreth rreziqeve të COVID-19 dhe mbështetjen që ofrohet për ta në Kosovë.

Ajo rekomandoi Policinë e Kosovës që të përfshijë migrantët dhe azilkërkuesit si një grup të cenueshëm në planin kombëtar të reagimit ndaj Covid-19.

“Unë jam shumë e kënaqur që përfaqësoj BE-në me rastin e kësaj ndihme të BE-së që do të përfitojnë si policia kufitare ashtu edhe migrantët në kuadër të projektit rajonal të BE-së që adreson sfidat e Covid-19, migrantët dhe trajtimin e refugjatëve në Ballkanin Perëndimor. Dhe ne kemi kënaqësinë të mbështesim migrantët të cilët janë ndër më të cenueshmit në sfidën e dyfishtë të pandemisë Covid-19 si dhe kushteve te veshtia te dimrit… Unë do të doja që me këtë rast t’i bëja thirrje Kosovës të konsiderojë gjithashtu përfshirjen e migrantëve dhe azilkërkuesve si një grup të cenueshëm në planin kombëtar të reagimit ndaj Covid-19, kështu që i ata të kenë qasje në shëndetësi dhe gjithashtu t’i kenë parasysh ata në strategjinë dhe në planin e ri të vaksinimit. 2.28”, tha ajo.

Ana Rostocka nga IOM tha se falë partneritetit dhe kontributit bujar të Bashkimit Evropian kanë arritur të dhurojnë këtë donacion për Policinë e Kosovës.

“Falë partneritetit dhe kontributit bujar të Bashkimit Evropian, ne jemi te lumtur që t’ju mbështesim me pajisje, këshilla të ekspertëve etj. Shpresoj që veprimet tona të sjellin rezultate pozitive, jo vetëm në përmirësimin e forcimit të menaxhimit të migracionit, por edhe në sigurimin e mbështetjes adekuate për migrantët dhe sigurimin e mbrojtjes së të drejtave të tyre gjatë gjithë udhëtimit të migrimit”, u shpreh ajo.

Projekti “Trajnimi i Sfidave të COVID-19 Brenda Përgjigjes për Migrantët dhe Refugjatët në Ballkanin Perëndimor” synon të ndihmoj që sistemet e menaxhimit të azilkërkimit dhe migracionit të mbeten funksionale dhe të kontriubojë në zbutjen e rreziqeve të transmetimit të COVID-19, në mesin e azilkërkuesve, migrantëve dhe refugjatëve në Ballkanin Perëndimor. Projekti zgjat nga prilli i vitit 2020 deri në korrik të vitit 2021 me buxhet të përgjithshëm prej 8 milionë euro. Ky projekt, kompleton donacionet bilaterale të BE-së për Kosovë, të cilat kapin shumën 800 mijë euro.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë