Kuvendi i Kosovës po i vazhdon punimet nga seanca e mbetur plenare, me pikat e rendit të ditës të te mbetura nga seanca e kaluar.
Deputetë e Kuvendit të Kosovës, kanë miratuar raportin e Komisionit për Komunitete dhe Kthim rreth zbatimit të nenit 11 të ligjit për shërbimin civil.
66 vota ishin për, asnjë kundër dhe një abstenim. Me propozimin e kryetarit Kadri Veseli, u futën në votim tri propozim-rezoluta të mbetura nga seancat e kaluara. Propozim rezoluta e paraqitur pas debatit rreth arrestimit të aktivistëve të VV-së, nuk kaloi, meqë nuk votuan të gjithë deputetët në sallë.
Vetëm 34 deputetë votuan për këtë propozim rezolutë, ku 25 ishin për, 6 abstenuan, derisa tre ishin kundër. Veseli tha se pas këtij dështimi nuk e dinë nëse do ta sjellin këtë pikë në seancë plenare.
Edhe formimi i komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës dështoi meqë nuk votuan deputetët. Ndërsa, propozim rezoluta për situatën e krijuar në veri të Mitrovicës, mori 29 vota për, 1 kundër dhe 6 abstenime.
Ndërsa, propozim rezoluta për situatën e krijuar në veri të Mitrovicës, mori 29 vota për, 1 kundër dhe 6 abstenime.