Loading…

​Detaje për aksidentin me fatalitet në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova”

  • 03/10/2021 | 14:24

​Detaje për aksidentin me fatalitet në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova”

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në hyrje-dalje të autostradës në Suharekë, ku si pasojë një femër shtetase e huaj ka ndërruar jetë.


Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur në mes të tri veturave me targa të huaja. Ndërkohë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.

Në këtë aksident kanë pësuar lëndime edhe tre persona të tjerë të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor.

Përveç njësive policore të cilat e kanë trajtuar rastin në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar, njëri shtetas i huaj dhe tjetri shtetas i Shqipërisë, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET /Hyrje-dalje e autostradës, Suharekë (NN) 02.10.2021 – 21:15. Ka ndodhur aksident trafiku në mes të tri veturave me targa të huaja, ku si pasoj e aksidentit viktima femër shtetase e huaj ka ndërruar jetë vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku, kurse tre persona tjerë kanë pësuar lëndime të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor. Përveç njësive policore të cilat e  kanë trajtuar rastin në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar njëri shtetas i huaj dhe tjetri shtetas i Shqipërisë të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë