Loading…

​Dumoshi dhe Zemaj shpërndajnë maska për qytetarët

  • 12/08/2020 | 16:37

​Dumoshi dhe Zemaj shpërndajnë maska për qytetarët

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi bashkë me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj dhe përfaqësues të “Let’s do it Kosova”, me rastin e ditës ndërkombëtare të rinisë, kanë shpërndarë maska në sheshet e Prishtinës.

Ministrja Dumoshi theksoi se është shumë e rëndësishme që të rinjtë e Kosovës të jenë pjesë e fushatës sensibilizuese ndaj luftës me Covid-19, një situatë e paprecedentë për të gjithë globin.

Ajo tha se si MKRS janë angazhuar vazhdimisht që të rinjtë t’i mbështesin me projekte dhe mjete financiare

“Sot është një ditë e shënuar e cila është më pjesën ma të bukur të Kosovës, pra është Dita Ndërkombëtare e rinisë. Unë posa e pata një takim me kuvendin e të rinjve të Kosovës ku ishte një takim jashtëzakonisht i mirë. Njëkohësisht jemi edhe në një kohë pandemie këtu sot me ministrin Armend Zemaj dhe me ‘Let’s do it Kosovo’, e cila është një organizatë shumë e njohur me shumë iniciativa të mira për qytetarët e Kosovës. Ne sot jemi bashku që në mënyrë vullnetare t’i shpërndajmë edhe maskat për ta ruajtur shëndetin e qytetarëve të Kosovës. Shëndeti i popullatës është jetik, andaj të rinjtë e Kosovës në këto ditë pandemie nuk kanë mundur të zhvillojnë shumë aktivitete”, u shpreh Dumoshi.

Në anën tjetër Ministri Zemaj e theksoi që ka qenë një periudhë me angazhime të jashtëzakonshme të punëtorëve shëndetësorë dhe këtë iniciativë e mbështet meqenëse është shumë e rëndësishme që të rinjtë të jeni zëri i vetëdijesimit shoqëror ndaj këtij virusi.

“Në këtë ditë e cila është me e çmuar në aspektin e organizimit ndërkombëtar të rinjtë e mbarë botës edhe rinia jonë sot po tregon kulturën, edukatën përkushtimin edhe vlerësimin se si duhet të jemi të bashkuar në menaxhimin e pandemisë dhe ta luftojmë së bashku këtë të keqe të minimizojmë vështirësitë dhe problemet dhe ato që edhe të rinjtë shpesh herë nuk kanë qenë imun dhe kanë humbur jetën në betejën e koronavirusit”, tha ai.

Pas këtij adresimi ministrja Dumoshi dhe ministri Zemaj shpërndan maskat për qytetarët përgjatë sheshit të Prishtinës.

Për ta luftuar përhapjen e COVID-19 organizatorë të OJQ-ve të ndryshme që kishin dalë bënë thirrje që të lihen anash inatet politike dhe të gjithë të bëhen bashkë.

Ky aktivitet u realizua me qëllim të sensibilizimit të të rinjve në lidhje me rreziqet e pandemisë Covid-19 dhe për të promovuar kujdesin që duhet të kemi në përballje me këtë virus.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë