Loading…

​Edhe Reali lëshon pikë, ndalet nga Osasuna

  • 27/10/2021 | 23:44

​Edhe Reali lëshon pikë, ndalet nga Osasuna

Skuadra e Osasunas po vazhdon të befasojë në këtë edicion të La Ligas dhe të mërkurën e ka ndalur me barazim edhe skuadrën e Real Madridit në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Skuadra e Carlo Ancelottit erdhi në këtë ballafaqim me motiv shumë të lartë pas fitores ndaj Barcelonës në “El Clasico”, por kjo nuk mjaftoi që ata të siguronin pikët e plota ndaj Osasunës, përcjellë KosovaPress.

“Los Blancos” ishin më të mirë gjatë gjithë takimit duke krijuar një numër të konsiderueshme të rasteve për të shënuar, e po ashtu ishin edhe shumë më të mirë në posedimin e topit, por që kjo nuk i dha rezultatet e pritura në fushë.

Ky barazim, e benë Realin lider të tabelës me 21 pikë, aq sa kanë edhe Sevilla, Real Betisi dhe Real Sociedadi në pozitat dy, tre dhe katër.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë