Loading…

​“Eja në Vlorë”, qyteti bregdetar hap zyrtarisht sezonin turistik

  • 16/05/2021 | 16:28

​“Eja në Vlorë”, qyteti bregdetar hap zyrtarisht sezonin turistik

Ndryshe nga vitet e tjera, në çeljen zyrtare te sezonit turistik, është zgjedhur qendra historike e qytetit.


Kjo edhe për të treguar se Vlora ka resurse te jashtëzakonshme, jo vetëm bregdetare, por edhe te kulturës, dhe njëherësh për të promovuar edhe një nga investimet më të fundit dhe të rëndësishme në Vlorë. Aktiviteti i zhvilluar në zonën historike i ka paraprire një sërë aktiviteteve të tjera të parashikuara dhe të pritshme gjatë gjithë sezonit.

“Eja në Vlorë”! Është ky slogani i këtij viti, por edhe një ftesë për të zgjedhur pikërisht Vlorën në këtë sezon turistik. Kryetari i bashkisë, Dritan Leli e ka cilësuar dhe vlerësuar se ky sezon pritet të jetë shumë më ndryshe se një vit më parë, por gjithmonë duke ruajtur masat anti Covid, pavarësisht situatës së përmirësuar.

Nën ritmin e muzikës me emra të njohur të muzikës shqiptare ka vijuar festa dhe aktiviteti në çeljen zyrtare të sezonit turistik në Vlorë shoqëruar me fishekzjarret shumëngjyreshe si një ftesë drejtuar të gjithëve: “Eja ne Vlorë”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë