Loading…

​Ekzekutohen pagesat për familjet që humbën familjarët nga virusi korona

  • 26/10/2021 | 17:13

​Ekzekutohen pagesat për familjet që humbën familjarët nga virusi korona

Sot është ekzekutuar pagesa për grupin e parë të Masës 3.1 për familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19, për rreth 500 familje përfituese.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se komisioni është duke shqyrtuar në vazhdimësi aplikacionet, dhe shumë shpejt do të procedohen edhe grupet tjera.

“Ndërkohë, disa aplikues që kanë pasur dokumentacion të pakompletuar, janë ftuar përmes emailit që të dorëzojnë edhe dokumentet që mungojnë, dhe sapo të pranohen nga komisioni, do të shqyrtohen edhe ato aplikacione”, shkruan Murati.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë