Loading…

​Energjia për Kosovën, ministrja Balluku tregon detajet e depozitimit

  • 29/12/2021 | 20:30

​Energjia për Kosovën, ministrja Balluku tregon detajet e depozitimit

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës e Shqipërisë, Belinda Balluku, ka dhënë detaje lidhur me shkëmbimin e energjisë me Kosovën gjatë dy ditëve të festave të ndërrimit të vitit.


Ajo ka shpjeguar se energjia që do të jepet tani, do të merret gjatë periudhës së verës. Sasia e energjisë që do t’i jepet Kosovës do të sigurohet nga prodhimi vendas, i ndihmuar nga reshjet, por edhe nga importi, nëse do të jetë nevoja.

Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria depoziton në Kosovë. Tashmë, prej vitesh, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare dhe KEK kanë marrëveshje bashkëpunimi, që nënkupton depozitim të energjisë nga pala shqiptare gjatë periudhave të mira të prodhimit dhe rimarrje të kësaj energjie në verë, kur ka thatësirë.

Aktualisht, i gjithë rajoni ndodhet në një situatë të vështirë energjetike, për shkak të rritjes drastike të çmimit të energjisë në tregun ndërkombëtar.

Që prej datës 8 tetor, Shqipëria ka shpallur emergjencën energjetike, e cila do të zgjasë deri më 15 prill./A2

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë