Loading…

​EURO 2020/ Italia prek çerekfinalen, pret fituesin e ndeshjes Belgjikë – Portugali

  • 26/06/2021 | 23:44

​EURO 2020/ Italia prek çerekfinalen, pret fituesin e ndeshjes Belgjikë – Portugali

Me shumë vuajtje dhe vështirësi Italia e ka mposhtur Austrinë dhe ka siguruar fazën çerekfinale të Kampionatit Evropian Euro 2020.


Përkundër dominimit në fushë, skuadra e Roberto Mancinit nuk ia doli që ta thyejë Austrinë brenda 90 minutave të rregullta pasi rezultati ishte 0-0, përcjellë KosovaPress.

Në vazhdimet prej 30 minutave Italia e tregoi klasin duke realizuar dy gola të shpejtë. Fillimisht për 1-0 realizoi Federico Chiesa dhe pastaj edhe Mateo Pessina.

Në pesë minutat e fundit Austria e ngushtoi epërsinë në 2-1 përmes golit të realizuar nga Kalajdzic, por kjo ishte krejt çfarë ata ia dolën të bënin.

Në çerekfinale, Italia do të ballafaqohet me fituesin e ndeshjes Belgjikë-Portugali.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë