Loading…

​Evertoni e dëshiron Lingard

  • 21/07/2021 | 23:13

​Evertoni e dëshiron Lingard

Trajneri i ri Rafael Benitez dëshiron që ta transferojë yllin anglez në “Goodison Park”.


Skuadra angleze Everton është duke konsideruar që të bëjë një ofertë për sulmuesin e krahut të Manchester United Jesse Lingard, raporton “The Sun”.

Trajneri Rafa Benitez ka qenë i impresionuar me formën që kishte Lingard tek West Ham sezonin e kaluar, ku ylli anglez ishte pjesë e “Çekanëve” në formë huazimi, përcjell KosovaPress.

Sidoqoftë, pavarësisht interesimit të Everton, Manchester United pritet që ta mbajë në skuadër Lingard, pasi që spekulohet se trajneri Ole Gunnar Solskjaer e sheh 28 vjeçarin si lojtar të rëndësishëm për sezonin e ri 2021/22.

Sezonin që lamë pas, Lingard ka arritur të bëjë 19 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar nëntë gola dhe pesë asistime, në kohën e tij si lojtar i West Ham United.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë