Loading…

​Fermerët derdhin 10 tonë qumësht në rrugë, kundërshtojnë importin e vajit te palmës

  • 29/09/2020 | 17:58

​Fermerët derdhin 10 tonë qumësht në rrugë, kundërshtojnë importin e vajit te palmës

Përfaqësuesit e fermerëve kanë bllokuar të martën rrethin e “Dragodanit”, ku edhe kanë derdhur në rrugë 10 tonë qumësht, si shenj pakënaqësie ndaj Qeverisë, e cila sipas tyre nuk po e ndalon importin e këtij produkti me vaji të palmës.

Megjithatë, pasi derdhen qumështin nga cisternat ata ia mësynë në këmbë Qeverisë së Kosovës, për të vazhduar protestën.

Kryetar i Këshillit koordinues të shoqatës së fermerëve, Ramadan Mema ka thënë derdhja e qumështit është si pasojë e pakënaqësisë së fermerëve, dhe ishte paraparë që të bëhej mbrapa Qeverisë, mirëpo pasi që kjo nuk ishte e mundur, ata e kanë derdhur qumështin në rrugë.

“Kemi shprehur pakënaqësinë tonë duke bërë derdhjen e qumështit, faktikisht qumështin kemi planifikuar ta derdhim mbrapa Qeverisë mirëpo nuk ishte e mundur dhe ne vendosëm që ta derdhim tek rreth rrotullimi… Ne në fakt kemi ardhur për të protestuar sot, dhe për të ia bërë të ditur Qeverisë së Kosovës se janë mbi 100 mijë litra qumësht sot në Kosovë që nuk po grumbullohen dhe një pjesë e madhe e tyre është duke u derdhë, qoftë në mënyrë të organizuar, qoftë në mënyrë private kur fermerët e derdhin çdo ditë”, ka thënë Mema.

Mema ka thënë se janë derdhur 10 tonë qumësht, mirëpo kjo do të vazhdoj për çdo ditë nëse nuk bëhet zgjidhje nga Qeveria.

“Sot Ne fakt janë derdhur rreth 10 ton qumësht, domethënë nga pikat grumbulluese dhe fermerët e ndryshëm, mirëpo me herët i keni pa skenat e derdhjes së qumështit me nga 20 tonë në lumenjtë e Kosovës, faktikisht ka pasur edhe derdhje të tjera që nuk kanë qenë publike, ato po vazhdojnë për çdo ditë dhe do të vazhdojnë për çdo ditë derisa nuk do të ketë zgjidhje”, ka thënë Mema.

Mema ka deklaruar se vendimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për largim të vajit të palmës në pikën një dhe dy të atij ligji ndalohet, ndërsa në pikën 5 lejohet.

“Ne kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të bëjë largimin e prodhimit të yndyrave bimore, kryesisht me vaj të palmës. Siç e dini Ministria e Tregtisë dhe Industrisë para disa ditësh e ka sjellë një vendim për ndalimin e vajit të palmës, qoftë nga importi, qoftë nga prodhuesit vendor sidomos në prodhime të tilla si djathi, gjiza, kaçkavalli e të tjera, mirëpo përkundër atij vendimi i cili është edhe kontradiktor për faktin se në pikën 5 të këtij vendimi thuhet se produktet, inspektorati i tregut do të ketë që këto produkte të kenë ndarje fizike në marketët e Kosovës. Kjo i bie që në piken 1 dhe 2 ndalohen, ndërsa në pikën 5 lejohen.”, ka thënë Mema.

Mema thotë se duke mos caktuar një afat për tërheqje të prodhimeve nga tregu, Qeveria u jep hapësirë që të kontrabandohet prodhimet me vaj palme.

“Menjëherë ne kemi reaguar si këshill koordinues dhe i kemi bërë thirrje ministrit të tregtisë dhe industrisë, i kemi bërë një kërkese dhe i kemi kërkuar që të ketë një afat se deri kur këto prodhime mund të jenë në treg. Duke mos caktuar një afat për tërheqjen e prodhimeve nga tregu, Qeveria në fakt i ka dhënë hapësire matrapazëve, që në forma të ndryshme të kontrabandohen prodhimet me vaj palme dhe ato asnjëherë të mos tërhiqen nga tregu”, ka thënë Mema.

Pas protestës, Ramadan Mema me përfaqësuesit kanë pasur një takim me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqin, ku i kanë treguar se nëse nuk grumbullohet qumështi, nuk ka asnjë marrëveshje.

Pas protestës, Ramadan Mema me përfaqësuesit kanë pasur një takim me kryeministrin Hoti dhe ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafën, nga ku kanë marrë premtime për realizimin e kërkesave të tyre.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë