FIFA ka publikuar vazot me ekipet që do të marrin pjesë në kuadër të Kupës së Botës 2022 që do të mbahet në Katar.
Shorti ku do të konfirmohen grupet, do të mbahet me datën 7 dhjetor në ora 18:00, përmes një mbledhje virtuale në Zyrih të Zvicrës.
Kosova dhe Shqipëria bëjnë pjesë në vazon numër 5 dhe respektivisht numër 4.
Më poshtë mund të gjeni të bashkangjitura vazot me ekipet përkatëse në to.
Vazo nr.1
Belgjika, Franca, Anglia, Portugalia, Spanja, Italia, Kroacia, Danimarka, Gjermania dhe Holanda
Vazo nr.2
Zvicra, Uellsi, Polonia, Suedia, Austria, Ukraina, Serbia, Turqia, Sllovakia, Rumania
Vazo nr.3
Rusia, Hungaria, Irlanda, Çekia, Norvegjia, Irlanda Veriore, Islanda, Skocia, Greqia, Finlanda
Vazo nr.4
Bosnja dhe Hercegovina, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bullgaria, Izraeli, Bjellorusia, Gjeorgjia, Luksemburgu
Vazo nr.5
Armenia, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Estonia, Kosova, Kazakistani, Lituania, Letonia, Andorra
Vazo nr.6
Malta, Moldavia, Lihtenshtajni, Gjibraltari, San Marino