Franca po përballet me disa lëndime shumë serioze përpara ndeshjes kundër Zvicrës të hënën, ndeshje kjo e vlefshme për fazën 1/16 të Euro 2020, derisa trajneri Didier Deschamps po i shqyrton alternativat.
Francezët u kualifikuan më me vështirësi sesa pritej fillimisht pasi barazuan 2-2 kundër Portugalisë në ndeshjen e tyre të fundit në grup, pasi kishin fituar një nga tre ndeshjet e Grupit F.
Mbrojtësi i majtë i Francës, Lucas Hernandez pësoi një dëmtim në gju dhe mbetet në dyshim për sfidën ndaj Zvicrës.
Zëvendësuesi i tij Lucas Digne gjithashtu po vuan nga një dëmtim i muskujve dhe duket se nuk do të jetë i aftë për të hënën, duke detyruar ndryshime të mundshme në vijën mbrojtëse të Deschamps.
Zëvendësimi i Digne në ndeshjen kundër Portugalisë, mesfushori Adrien Rabiot, gjithashtu është marrë me një dëmtim në kyçin e këmbës që nga fundi i sezonit dhe nuk është ende në 100% të formës së tij.
Për t’i bërë gjërat edhe më keq, Thomas Lemar pësoi një dëmtim në këmbë dhe Marcus Thuram lëndoi kofshën e djathtë në stërvitje të enjten, duke u larguar nga fusha me mbështetjen e stafit mjekësor.
Franca tashmë është pa Ousmane Dembele pasi sulmuesi duhej të largohej i dëmtuar në ndeshjen e tyre të dytë në grup kundër Hungarisë dhe ai pritet që t’i nënshtrohet një operacioni.