Loading…

​Greva e paralajmëruar në arsim, reagon MASHTI: SBASHK’u duhet të tregojë durim

  • 12/11/2021 | 12:41

​Greva e paralajmëruar në arsim, reagon MASHTI: SBASHK’u duhet të tregojë durim

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, ka komentuar paralajmërimin e SBASHK-ut se do të futen në grevë nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

“Adresa e SBASHKU me Qeverinë është përmes Ministrisë së Arsimit. Ata kanë shprehur pakënaqësi sa i përket ligjit të pagave që ka të bëjë me të gjithë sektorët. Unë sipas informacioneve që kam, është duke u punuar në ligj dhe brenda këtij viti pritet të ketë disa rezultate. SBASHK-u duhet të tregojë durim”, tha ai.

Sa i përket procesit mësimor, Pupovci tha se mësimi në të gjitha shkollat është duke u zhvilluar me skenarin e rikthimit.

“Procesi mësimor në të gjitha shkollat është duke u zhvilluar me skenarin e rikthimit, nuk ka pasur asnjë rast që për shkak të infeksionit të përdoret ndonjë nga skenarët”, tha ai.

Popovci bëri të ditur se ditën e hënë mësimi do të mbahet online në ato shkolla ku do të organizohet procesi i votimit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë