Loading…

​Hapet “Java e produkteve vendore”, konsumi i tyre në rritje

  • 12/02/2021 | 12:40

​Hapet “Java e produkteve vendore”, konsumi i tyre në rritje

Në kuadër të shënimit të përvjetorit të pavarësisë së 13-të të shtetit të Republikës së Kosovës sot është hapur “Java e produkteve vendore” ne Elkos Group.

Pronari i Elkos Group, Ramiz Kelmendi theksoi se kompania e tij së bashku me asociacionet e tjera ekonomike janë në vazhdimësi duke organizuar “Javën e prodhimeve vendore” në hapësirat Elkos në kuadër të shënimit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“ETC dhe Elkos sa herë po organizojnë këtë ‘Javë…’, konsumi dhe përdorimi i artikujve po shtohet në mënyrë rapide dhe ka shumë shembuj që po tregojnë rezultate të këtij manifestimi. Elkos dhe ekipi i saj për bashkëpunim të ndërsjellë me prodhuesit janë të motivuar dhe të angazhuar që ky bashkëpunim të jep rezultate”, tha Kelmendi.

Ish-zëvendëskryeministri Kelmendi ka treguar edhe statistikat e konsumit të produkteve vendore, derisa tha se Kosova ka kapacitete të prodhimit vendor mbi 70 përqind, por që shkalla e përdorimit dhe konsumit është ende në nivel të ulët.

“Kosova ka kapacitete të prodhimit vendor mbi 70 përqind, por që shkalla e përdorimit dhe konsumit është ende në nivel të ulët. Keq qëndrojmë me prodhimin e mishit të freskët, të gjedhit dhe të pulës, ndërsa mirë qëndrojmë me industrinë e përpunimit të tyre”, tha ai.

Në këtë lloj panairi, u tha se në Elkos dhe ETC numri i artikujve është rreth 50 mijë, ku prej tyre 10 mijë janë prodhime vendore.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë