Loading…

​Hoti: Detyrimisht të respektohen masat, situata është e rëndë me shumë raste të vdekjeve

  • 13/08/2020 | 13:40

​Hoti: Detyrimisht të respektohen masat, situata është e rëndë me shumë raste të vdekjeve

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se situata epidemiologjike në Kosovë është e rëndë ku numri i rasteve nuk po bie dhe numri i rasteve të vdekjeve është i lartë, shkruan Gazeta Metro.


Hoti ka shkruar se masat kufizuese duhet detyrimisht të respektohen nga të gjithë, sipas tij mjekët, policia, inspekcioni janë 24 orë në shërbim pa pushim për të shpëtuar jetë duke rrezikuar jetën e tyre përballë COVID-19.

Ai ka shtuar se beteja me pandemi COVID-19 nuk fitohet vetëm nga mjekët, infermierët, policët e inspektorati por është betejë e të gjithëve.

“Situata epidemiologjike në Kosovë është e rëndë. Numri i rasteve të infektuara mbetet i lartë, rastet e vdekjeve janë të shumta dhe të dhembshme. Masat kufizuese DUHET të respektohen DETYRIMISHT. Inspektorati dhe policia janë në shërbim 24 orë pa pushim. Mjekët, infermierët dhe stafi mbështetës janë të sfilitur, por në ballë të detyrës dhe në rrezik permanent për jetën e tyre”, ka shkruar Hoti.

“Megjithatë, beteja me këtë pandemi nuk fitohet vetëm nga mjekët, infermierët, policia dhe inspektorati. Kjo është betejë e të gjithëve neve, e secilit qytetar. Duhet vetëdijesim i lartë për të ruajtur shëndetin publik, ndryshe do të përballemi me situatë dëshpëruese. Duhet të gjejmë kurajo për fëmijët tanë, që duhet të fillojnë mësimin së shpejti, si dhe për prindërit tanë që po vuajnë më së shumti”, përfundon shkrimi i Hotit.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë