Loading…

​Hoti ngushëllon Qeverinë dhe popullin libanez

  • 05/08/2020 | 12:00

​Hoti ngushëllon Qeverinë dhe popullin libanez

Kryeministri Avdullah Hoti ka ngushëlluar qeverinë dhe popullin e Libisë, me rastin e tragjedisë së djeshme në Bejrut, shkruan Gazeta Metro.


“Le të shndërrohet kjo tragjedi në besim dhe vendosmëri për të punuar edhe më fort për një botë paqësore dhe për miqësi mes popujsh e vendesh!”, thuhet ndër të tjerash në telegram ngushëllimin e Hotit.

Ky është mesazhi i plotë:

Me rastin e tragjedisë së djeshme në Bejrut të Libanit, ku si pasojë e një shpërthimi kanë humbur jetën dhjetëra qytetarë të këtij vendi, kryeministri Hoti ka dhënë këtë mesazh ngushëllimi:

Në emër të Qeverisë të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Qeverisë dhe popullit të Libanit për shuarjen tragjike të jetës së dhjetëra qytetarëve libanezë, të cilët pësuan nga shpërthimi i djeshëm në Bejrut.

Edhe në Kosovë, si kudo në botë, lajmi tronditës për këtë tragjedi është pritur me dhembje të thellë.

Le të shndërrohet kjo tragjedi në besim dhe vendosmëri për të punuar edhe më fort për një botë paqësore dhe për miqësi mes popujsh e vendesh!

Shpirtërisht dhe në lutje jemi me popullin e Libanit në këto çaste pikëllimi!

Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie dhe familjet e tyre!./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë