Loading…

​I dërguari i OBSH’së jep lajmin e keq: Covid-19 nuk po zhduket, do të shfaqen lloje të reja

  • 07/06/2021 | 18:30

​I dërguari i OBSH’së jep lajmin e keq: Covid-19 nuk po zhduket, do të shfaqen lloje të reja

Zhdukja globale e koronavirusit aktualisht nuk është një qëllim i arsyeshëm, tha emisari special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për COVID-19.


David Nabaro ka thënë për Sky News se virusi nuk do të zhduket së shpejti, por do të shfaqen variante.

“Njerëzimi do të duhet të mësojë të bashkëjetojë me këtë virus, duke parandaluar që ajo të shpërthejë papritur dhe të shkaktojë vatra sëmundjesh”, tha ai.

Ai shtoi se raportet mbi variantin nepalez të koronavirusit janë duke u studiuar.

“Sa herë që shpërthen papritmas, stimulon në mendjen e dikujt mendimin se mund të shfaqet një variant i ri. Kjo nuk do të ishte për t’u habitur”.

Shumë vëzhgues paralajmërojnë qasje të pabarabartë në vaksinat në vendet e pasura dhe të varfra, duke përkeqësuar dhe zgjatur pandeminë e koronavirusit që deri më tani ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 3.5 milionë njerëzve në të gjithë botën.

Udhëheqësit e OBSH-së, Organizatës Botërore të Tregtisë, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore së fundmi u bënë thirrje udhëheqësve botërorë që të marrin një “angazhim të ri” dhe të avokojnë për një shpërndarje më të drejtë të vaksinave antiCOVID-19 në planet për të luftuar pandeminë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë