Mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, pasiqë i njëjti pas një mosmarrëveshje lidhur me një borxh në shumë prej 100 euro që ia kishte viktima mashkull, në lokalin e tij ia ka dëmtuar një reklamë.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën ‘Muharrem Fejza’. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.