Loading…

​Ibrahimi: Kosova është mirë ta heqë nga tavolina Asociacionin

  • 31/01/2023 | 22:21

​Ibrahimi: Kosova është mirë ta heqë nga tavolina Asociacionin

Analisti politik, Iliri Ibrahimi, vlerëson se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të themelohet para se të shkohet në negociata për marrëveshjen me Serbinë.


“Është lëvizje taktike e ShBA. Ajo që thanë Chollet dhe Ecsobar janë garanci të niveleve të larta dhe ato duhet të merren parasysh, pra që Asociacioni nuk e rrezikon shtetësinë”, është shprehur Ibrahimi në Klan Kosova.

“Nëse shkohet ne negociata pa e mbyllur këtë, atëherë po e hapë rrugën që edhe Asociacioni të bëhet pjesë e negociatave. Është mirë që Kosova ta heqë nga tavolina”.

Sipas Ibrahimit, duhet koordinim i ngushtë me Amerikën sa i përket kësaj çështjeje,

“Bashkëpunimi me ShBA, historia na tregon se është treguar gjithmonë i suksesshëm”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë