Loading…

​Joe Biden urdhëron sulmin e parë ushtarak si president i SHBA’së

  • 26/02/2021 | 10:00

​Joe Biden urdhëron sulmin e parë ushtarak si president i SHBA’së

Me urdhër të presidentit Joe Biden, Amerika sulmoi mbrëmë lokacionet e grupimeve ekstremiste të mbështetura nga Irani në Siri.

Lajmin e konfirmoi për mediat zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, John Kirby.

“Goditjet u autorizuan në përgjigje të sulmeve të fundit kundër personelit amerikan dhe të koalicionit në Irak dhe kërcënimeve të vazhdueshme ndaj atij personeli”, tha ai.

Kjo goditje ishte si një mesazh nga administrata amerikane, por që ishte e kufizuar për mos të përshkallëzuar tensionet në rajon.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë