Loading…

​Juventusi kthehet te fitorja, merr tri pikë të reja ndaj Spezias

  • 02/03/2021 | 23:11

​Juventusi kthehet te fitorja, merr tri pikë të reja ndaj Spezias

Pas barazimit befasues me Veronan, Juventusi është rikthyer te fitorja në xhiron e 26 të Serie-A duke e mposhtur Spezian me rezultat 3-0 në ndeshjen e zhvilluar të martën.

Pas një pjese të parë jo produktive dhe pa gola, “zonja e vjetër” shënoi tri herë për të arkëtuar tri pikë të reja, përcjell KosovaPress.

Fillimisht golin e parë e realizoi Alvaro Morata i cili realizoi në minutën e 62’ pasi u inkuadrua në lojë vetëm katër minutë më herët.

Fitoren Juventusit ia siguruan më pas italiani Federico Chiesa me golin e tij në minutën e 71’ dhe Cristiano Ronaldo në minutën e 89’.

Me këtë fitore, Juventusi e ruan pozitën e tretë me 49 pikë, shtatë më pak se Interi i vendit të parë dhe tri më pak se Milani në vendin e dytë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë