Loading…

​Kërcënimi ndaj Kurtit, Mustafa ia kujton sulmin mbi shtëpinë e tij nga militantët e VV’së

  • 28/10/2021 | 19:18

​Kërcënimi ndaj Kurtit, Mustafa ia kujton sulmin mbi shtëpinë e tij nga militantët e VV’së

Ish-kryeministri Isa Mustafa, ka reaguar pas lajmit për kërcënim të kryeministrit Kurti. Përmes një statusi në Facebook, Mustafa ka kujtuar kohën kur ai në cilësinë e kryeministrit ishte sulmuar me molotov nga protestues të Lëvizjes Vetëvendosje, përcjellë Gazeta Metro.


Ish-kryetari i LDK-së, ka thënë se nga ai sulm mbi shtëpinë e tij, kishte mbetur e tmerruar bashkëshortja e tij dhe policët që ishin në mbrojtje të tij.

Statusi i plotë: 

Miq të nderuar,

Mbrëmë u njoftuam se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës e ka rrethuar shtëpinë e Kryeministrit Kurti, pas një kërcënimi që i ishte bërë.

Më erdhi keq!

Më vonë u tha se ishte një kërcënim nga adresa Shit e Blej!

Kjo ma kujtoi kohën kur, jo adresa shit e blej, por njerëzit e Albin Kurtit, Kryeministrit të tanishëm, në terrin e datës 26 shkurt 2016 sulmuan shtëpinë time, që isha Kryeministër i Kosovës, me bomba molotov.

Kur arrita në shtëpi e pyeta shoqen time se si u ndjeve, a pate frikë, a të mbrojti policia. Ajo ma ktheu: po çfarë!! Policët mezi e shpëtuan kryet e tyre, sepse e kapi flaka dhe tymi korridorin ku ata ishin të vendosur.

Nuk kishte njësi speciale as mbrojtje speciale.

Fati gruaja mbeti gjallë dhe policët që kujdeseshin për shtëpinë time nuk ishin lënduar.

Kujtime të rënda!./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë