Loading…

​Kërkohen paraburgim për pesë personat që u kapën me 75 kilogramë drogë

  • 12/11/2021 | 10:11

​Kërkohen paraburgim për pesë personat që u kapën me 75 kilogramë drogë

Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj pesë personave të cilët u kapën me drogë në Prishtinë.

“Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurve: B.B., S.H., M.S., S.S., D.M., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267 lidhur me nenin 275 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për medie nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Prokuroria nëpërmjet komunikatës bëri të ditur se “Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 10.11.2021, pas ndalimit nga ana e policisë, i pandehuri me inicialet M.S., me shpejtësi, me veturën e tij është nisur nga vendi i ndaljes në mënyrë që t’i shmanget arrestimit të tij, kështu duke rrezikuar jetën e zyrtarëve policor, me ç’ rast është arritur të arrestohet në fshatin Doberllukë dhe i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor. Me këtë rast gjatë kontrollit në bagazhin e veturës së tij janë gjetur 18 paketime të mbushura me marihuanë, me peshë prej 19 kg e 702.1 gr. I pandehuri dyshohet për kryerjen e veprave penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, të parapara sipas KPRK-së”.

Tutje në komunikatë thuhet se “Për të pandehurin B.B., prokuroria ka kërkuar paraburgim për veprat penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, si dhe për të pandehurit S.H., S.S., dhe D.S., për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, të parapara sipas KPRK-së”

Rreth 75 kilogramë substanca narkotike të llojit marihuanë ka sekuestruar Policia e Kosovës gjatë operacionit “Bardhoshi” në Prishtinë. Të mërkurën dhe të enjten arrestuar pesë të dyshuar për veprën “blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve psikotroke dhe analoge”. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit ndodhen në ndalim.

Në një konferencë për medie të enjte, prokurorja e rastit, Ikramije Bojaxhiu tha se të dyshuarit, S. H., S. S., D. M., B. B. dhe M. S, janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Sipas saj, ky operacion është arritur në bashkëpunim të qytetarëve me prokurorinë.

Kurse, drejtori në Departamentin për Hetime të Trafikimit Narkotik, Reshat Murseli tha se hetimet kanë nisur katër muaj më parë ku janë ndërmarrë disa veprime hetimore të cilat kanë rezultuar me arrestimin e pesë personave.

Lidhur me këtë, siç tha Murseli, Stacioni Policor në Vushtrri ka iniciuar procedura ku më pas policia ka arritur të arrestojë këtë person. Ai kishte lën veturën duke tentuar të ikte në këmbë në një fshat të Vushtrrisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë