Loading…

​Kjo është situata dramatike në grupin B të Ligës së Kampionëve

  • 24/11/2021 | 23:10

​Kjo është situata dramatike në grupin B të Ligës së Kampionëve

Ashtu siç edhe ishte pritur që nga momenti i hedhjes se shortit për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëvem Grupi B vazhdon të jetë jashtëzakonisht interesant kur ka mbetur vetëm edhe një rreth i ndeshjeve.


Fitorja e Milanit në udhëtim ndaj Atletico Madridit me rezultat minimal 1-0 të mërkurën ka bërë që situata në këtë grup të komplikohet tej mase dhe gjithçka do të qartësohet në ndeshjet e fundit të grupit, transmeton KosovaPress.

Kualifikimin tutje nga ky grup e ka siguruar vetëm Liverpooli nga vendi i parë pasi ka mbledhur 15 pikë, por të tri skuadra tjera janë në luftë direkte për një vend që garanton vazhdimin e kësaj gare.

Porto është në vendin e dytë me pesë pikë dhe në ndeshjen e fundit ballafaqohet me Atletico Madridin, kurse Milani ballafaqohet me liderin e grupit Liverpoolin që nuk do të ketë ndonjë interesim për fitore në këtë takim.

Kjo është renditja e plotë në grupin B:

Liverpooli 15 pikë

Porto 5

Milani 4

Atletico Madridi 4

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë