Loading…

​Klopp reagon pas barazimit me Evertonin dhe tregon gjendjen e Van Dijk

  • 17/10/2020 | 16:48

​Klopp reagon pas barazimit me Evertonin dhe tregon gjendjen e Van Dijk

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka kritikuar gjyqtarët për golin e anuluar nga sistemi VAR në fund të takimit pasi sipas tij, goli i realizuar ishte i rregullt.


“Unë e shikova disa herë golin dhe vërtet nuk ishte pozitë jashtë loje. Bisedova edhe me shumë njerëz dhe të gjithë më thanë që nuk ishte. A mund të ma shpjegojë dikush pse ndodhi kjo?”, deklaroi tekniku gjerman pas ndeshjes,raporton KosovaPress.

Më tutje, Klopp deklaroi se Virgil Van Dijk mund të mos jetë në gjendje të mirë pas lëndimit të cilin e pësoi në pjesën e parë të ndeshjes.

“Ai nuk dukej mirë. Kishte dhimbje. E provoi të luante, por nuk mundej. Të presim e të shohim testet mjekësore.”, theksoi Klopp.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë