Loading…

​Komanda Rajonale e KFOR’it Lindje e udhëhequr nga SHBA bëhet me komandant të ri

  • 15/11/2020 | 19:06

​Komanda Rajonale e KFOR’it Lindje e udhëhequr nga SHBA bëhet me komandant të ri

Koloneli i Ushtrisë Amerikane Derek Adams mori komandën e Komandës Rajonale të Forcës së Kosovës Lindje të udhëhequr nga NATO në një ceremoni të ndërrimit të komandës të mbajtur sot në kampin Bondsteel.


Adams është anëtar i Ekipit Luftarak të Brigadës së Dytë të Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Iowa-s, Divizioni 34 i Këmbësorisë dhe do të komandojë batalionin e manovrës, batalionin e efekteve dhe forcat e tjera të mbështetjes në Komandën Rajonale Lindje.

Çdo njësi mbështet sigurinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin e KFOR-it sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të vitit 1999.

“Ne jemi këtu në mbështetje të NATO-s për të ndërtuar paqen dhe stabilitetin në zonë dhe për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt. Ne gjithashtu do të mbështesim zhvillimin e një Kosove të qëndrueshme, demokratike, multietnike dhe paqësore,” tha Adams.

Ndërsa KFOR 27 dhe Ekipi Luftarak i Brigadës së 41-të të Këmbësorisë së Gardës Kombëtare të Ushtrisë në Oregon mbajtën ceremoninë e ndërrimit të flamujve, duke nënkuptuar përfundimin e misionit të tyre dhe fillimin e procesit për ty kthyer në shtëpi, Ekipi i II-të Luftarak i Brigadës së 34-të Iowa-s zbuluan flamujt e tyre për të vazhduar misionin dhe për të ndjekur gjurmët e 27 rotacioneve të kaluara.

“Ishte një nder dhe privilegj i madh të shërbeja si Komandant i Komandës Rajonale Lindje”, tha komandanti në largim, kolonel Eric Riley, në ceremoninë e cila u ndoq nga gjeneral major Franco Federici, komandanti i ri i KFOR-it.

Kujtojmë, ky është rotacioni i 28-të i kontingjentit ushtarak amerikan në Kosovë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë