Loading…

​KPK mbështet Lumezin: Çfarëdo tendence për cenimin e integritetit të Kryeprokurorit do të dështojnë

  • 17/06/2021 | 19:43

​KPK mbështet Lumezin: Çfarëdo tendence për cenimin e integritetit të Kryeprokurorit do të dështojnë

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) përmes një deklarate për media siguron opinionin publik se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka mbështetjen e plotë të të gjithë anëtarëve të Këshillit në ushtrimin e mandatit të tij Kushtetues dhe ligjor.


Sipas KPK-së, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në vazhdimësi është vlerësuar maksimalisht për punën e tij sipas standardeve më të larta nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Andaj thekson se çfarëdo tendence për inskenime të mundshme që kanë për qëllim destabilizimin institucional, cenimin e integritetit, mandatit dhe prestigjit të Kryeprokurorit të Shtetit, do të dështojnë.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës si organ Kushtetues i pavarur dhe i paanshëm, nuk do të lejojë asnjë interferim apo çfarëdo interesi nga jashtë, përfshirë edhe dëshirat e partive politike, individëve të caktuar dhe grupeve të interesit të ndikojnë në punën dhe mandatin e bartësve të sistemit prokurorial, përkatësisht të Kryeprokurorit të Shtetit”, thuhet në reagimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Ky reagim vjen pasi gjatë ditës në media ka qarkulluar lajmi se kryeprokurori Lumezi pritet të shkarkohet nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë