Loading…

​KQZ vendos për komisionerët të cilët nuk kanë punuar me përgjegjshmëri në zgjedhjet e 17 tetorit

  • 05/11/2021 | 17:11

​KQZ vendos për komisionerët të cilët nuk kanë punuar me përgjegjshmëri në zgjedhjet e 17 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që në raundin e dytë të zgjedhjeve të mos jenë të angazhuar komisionerët të cilët nuk kanë treguar përgjegjshmëri në zgjedhjet lokale të mbajtura me 17 tetor. Për këtë është diskutuar edhe paraprakisht në mbledhjen e sotme të KQZ-së.


Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) në KQZ, Arianit Elshani ka kërkuar që komisionerët dhe kryesuesit të cilët ditën e zgjedhjeve nuk kanë qenë të vëmendshëm apo pjesë e skemave të organizuara, mos të jenë të angazhuar në raundin e dytë.

“Ne edhe me parë si KQZ kemi kërkuar që ato këshilla të vendvotimeve pra komisionerët dhe kryesuesit të cilët kanë qenë të pavëmendshëm në ditën e zgjedhjeve apo qe kanë qenë pjesë e skemave të organizuar, qofshin ato të subjekteve politike, këshilltarë komunal të mos jenë të angazhuar në raundin e dytë të zgjedhjeve për shkak që e dëmtojnë vet KQZ-në, e dëmtojnë dhe manipulojnë votën e qytetarit por edhe nxjerrin kryetar apo këshilltare komunal jo legjitim”, ka thënë Elshani.

Me këtë është pajtuar edhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), Sami Kurteshi i cili tha se kjo kërkesë është bërë me parë nga vet KQZ-ja.

“Ata komisionerë që e kanë përcjellë një vendvotim të tillë me mangësi të tilla mos me qenë më komisioner. Ne e kemi bërë këtë ftesë si KQZ qysh në fillim, megjithatë ata nuk e kanë marrë seriozisht sepse janë duke menduar që hajt ka me shku qysh ka shkuar përpara. I bëjmë na këtu luajmë me vota, se unë e kam kushëririn aty, ai ma jep mu edhe veç kështu shkon. Kështu ka edhe në QNR[…]ka njerëz që nuk din me shkru në QNR, ka njerëz komisioner të partive politike që as nuk e nënshkruajnë as nuk e dinë çka nënshkruajnë”, tha Kurteshi.

Pas këtij diskutimi, KQZ ka marrë vendim për largimin e të gjithë komisionerëve ku pas hetimeve dhe rinumërimit në QNR është konstatuar dallimi në më shumë se 1 votë tek subjektet politike dhe në më shumë se 3 vota tek kandidatët për këshilltarë komunal. Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një shkrimi në facebook, Arianit Elshani.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë