Loading…

​Kriza me energji, Tahiri thotë se duhet kërkuar dorëheqjen e Qeverisë

  • 28/12/2021 | 18:05

​Kriza me energji, Tahiri thotë se duhet kërkuar dorëheqjen e Qeverisë

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, në debatin e thirrur nga partia që ai vjen, e ka quajtur gabim kërkimin e shkarkimit të ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sipas tij duhet të kërkohet shkarkimi i gjithë qeverisë.


Ai kërkoi përgjegjësi edhe për thirrjen e qeverisë për ndaljen e dritave në institucionet e vendit.

“Qeveria ka kërkuar ‘një-dy’ ndalni dritat, por pyetja shtrohet a jemi në Kuvend këtu kush e merr përgjegjësinë nëse ndodhin një vjedhje serioze në dokumente kur kamerat e sigurisë nuk e evidentojnë ndonjë hajn, a e merr Qeveria e Kosovës, a policia që janë te dera apo kryetari i Kuvendit, a sekretari? Kush e merr atë përgjegjësi në të gjitha institucionet publike, pra në këtë kuptim duhet parë këtë pjesën më të gjerë sesa që po e trajtojmë me rekomandim ndalni dritat. Mendoj që kërkesa për dorëheqje të ministres doktor i shkencave që ka studiuar në Angli, kolege e jona për dorëheqje, është gabim dhe nuk është e drejtë për arsye se kjo ka marr një detyrë dhe portfolio të cilën realisht po mundohet të bëjë diçka. Nëse kërkojmë dorëheqje, duhet kërkojmë dorëheqje tek organi kolektiv, te qeveria, sepse qeveria është ajo që e ka emëruar Bordin e ZRRE-së e jo ministrja, nuk jam avokat i ministres, vetëm të kuptohemi”, tha ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë