Loading…

​Kryeministrit i bëhet atentat me dron, plagosen 6 persona

  • 07/11/2021 | 09:32

​Kryeministrit i bëhet atentat me dron, plagosen 6 persona

Kryeministri i Irakut Mustafa al-Kadhimi, është bërë shënjestër e një sulmi Sipas mediave të huaja, kryeministri i cili u sulmua në shtëpinë e tij ia ka dalë të shpëtojë mrekullisht.


Bëhet me dije se sulmi ka ndodhur në shtëpinë e tij në kryeqytetin Bagdad.

Sipas zyrtarëve rezidenca e tij në Zonën e Gjelbër të kryeqytetit ishte shënjestruar nga një dron i ngarkuar me eksploziv, në një tentativë të supozuar për vrasje.

Raportet e mëparshme të mediave thanë se zoti al-Kadhimi ishte dërguar në spital. Në një postim në Twitter, ai bëri thirrje për “qetësi dhe përmbajtje nga të gjithë, për hir të Irakut”.

Zyrtarët thanë se të paktën gjashtë persona nga stafi i sigurisë së kryeministrit u plagosën. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, në një zonë të qytetit ku ka shumë ndërtesa qeveritare dhe ambasada të huaja.

SHBA e ka dënuar incidentin dhe ka ofruar ndihmën e saj me hetimin. “Ky akt i dukshëm terrorizmi, të cilin ne e dënojmë me forcë, ishte drejtuar në zemër të shtetit irakian,” tha në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Ned Price.

Al-Kadhimi, një ish shef i inteligjencës, u betua në detyrë në maj të vitit të kaluar. Në javët e fundit, mbështetësit e grupeve politike të lidhura me Iranin kanë organizuar demonstrata pranë Zonës së Gjelbër.

Ata kanë protestuar kundër rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të muajit të kaluar, për të cilat ata thanë se kishin parregullsi votimi. Më shumë se 100 persona u plagosën gjatë përleshjeve të dhunshme me forcat e sigurisë këtë javë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë