Loading…

​Kupa e Kosovës: Gjysmëfinalet e para zhvillohen nesër

  • 06/04/2021 | 18:20

​Kupa e Kosovës: Gjysmëfinalet e para zhvillohen nesër

Kupa e Kosovës në futboll ka arritur deri në fazën gjysmëfinale të saj për edicionin 2020/2021.


Tashmë janë të përcaktuara çiftet që do të ballafaqohen më synimin për të arritur ne finale të kësaj gare.

Prishtina që konsiderohet si skuadra favorite për ta fituar këtë trofe do të ballafaqohet me Llapin kurse gjysmëfinalja tjetër zhvillohet ndërmjet dy skuadrave të Ligës së Parë, Istogut dhe Dukagjinit.

Skuadrat finaliste mësohen pas dy ndeshjeve të zhvilluara, sistemi vajtje-ardhje dhe ndeshjet e para do të zhvillohen nesër më fillim nga ora 14:00.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë